Dama plakë, një turne 3-ditor
Vizita e Zonjës Fine, pjesë teatrale në gjuhën gjermane dhe shqipe sipas komedisë tragjike të dramaturgut Friedrich Dürrenmatt Vizita e zonjës plakë, do të shfaqet përgjatë tri netëve në Tiranë, Elbasan e Shkodër. Kjo pjesë, me regji nga Inke Schühler, vihet në skenë nga studentët e degës së Gjuhës Gjermane pranë Universitetit të Tiranës. Interpretojnë: Xhentila Bakiaj, Altin Alla, Sonja Llupo, Ornela Sina, Oriola Daçi, Dardan Koliqi, Leonard Norja, Marvin Vlashi, Olta Isufaj dhe Nihad Dardagan. Muzika: Aulon Kuqi dhe Alket Bakiaj. Vizita e Zonjës Fine do të shfaqet fillimisht në Tiranë, në sallën Black Box të Akademisë së Arteve, në datën 30 qershor, për të vijuar një ditë më vonë në Teatrin Skampa në Elbasan dhe në datën 2 qershor në Provincën Françeskane Shqiptare Illyricum, në Shkodër.