Rrëfime të plagosura
“Rrëfimet e plagosura”, shkruar nga Enton Bido, janë rrëfime mbi njeriun dhe jetën e tij sot e qëmot; jeta urbane sot, jeta mitike dikur, fantastike e pakohë etj. Këto rrëfime-tregime lindin nga përjetimi i problemeve të ndryshme sociale, me të cilat ndeshet njeriu në jetën e tij si pa dashur dhe po aq pa mundur t”u shkëputet derisa të bëhet ajo që eshtë nisur, nga një forcë përtej tij. Në tregimet e këtij vëllimi elementi fatidik shpesh bëhet zgjidhje e vetme e situatës që rrëfehet.
Realiteti i copëzuar zë vend tek seicili njeri, duke krijuar një induktivitet të madh moralo -social.
Në tregime të tjera duket si në makthet kafkiane, sa më shumë njeriu dëshiron diçka aq më shumë destini ia mohon atë; dhe si në absurd ai shkon pa kuptuar drejt fundit të pashmangshëm, dhe aq më pak aq të pamendueshëm. Të vdesësh nga një pakujdesi!? (tregim Brisku)
Bido fokusohet në çdo tregim në një episod në dukje të thjeshtë dhe kompozicionalisht ai nuk e lodh lexuesin, por e surprizon atë me mbylljet në trajtë aksiomash logjike. Mbylljet e tipologjisë së arsyetimit fatidiko-logjik fitojnë vlerën e përgjithësimit. Dramat jetësore nuk është e nevojshme t”i zgjatësh në rreshta të pafund tregimi , por ka detaje, të cilit autori i mëshon dhe mbi të cilat bazohet për t” i mbyllur. Në këto tregime njeriu është me përjetimet e tij qoftë i ri por edhe i vjetër, djalë a vajzë. Njeriu është me mendimet dhe dëshirat e tij; trazimet , problemet e tyre vetëm ciken shkarazi, por është detaji i gjetur me kujdes, ose mendimi i veçuar ai qe shfaq dhimbjen, sensin, për të cilën ato rreshta janë nisur. Risemantizimi i përrallave ose miteve fiton një vlerë tjetër në thelb. Ky risematizim me anën e një humori naiv, nuk është gjë tjetër vetëm një përligjës i dramacitetit të tregimit, më një ironi thumbuese. Këto tregime i ngjajnë tregimeve të realiteti shpesh absurd; njeriu sa më shumë i afrohet lavdisë, aq më shumë është i pambrojtur nga fati (tregimi Brisku), ëndërr-zhgjëndërr, dëshirë - ngasje.. (tregimi Dashuri me hijen ). Kontrasti Penelopë mitike - Penelopë moderne alla xhojsiane ( Rrëfimi i së shkurorëzuarës, Histori antike ) e kështu më rradhë. Në këtë kontekst objekti nuk është çmitizimi i miteve dhe përrallave, por edhe nga përmbysja e çmitizimi i figurave të njohura , rivijnë vlera të reja, kuptimësi “urbane”
Në fund të fundit a nuk është letërsia riciklim vlerash, në mënyra të reja të paraqitjes?
Paraqitja e Enton Bidos është këtë rradhë me 23 rrëfime , për njeriun, nga ngasjet më të hershme të shpirtit deri tek dramat madhore, ndaj të clave ai është vetëm një njeri.