Rrefimet befasuese te Dhimiter Shuteriqit
pNasho Jorgaqip
p-Nuk gabojme po te themi qe nese Faik Konica per erudicionin e tij te gjere u cilesua nga bashkekohesit nje enciklopedi levizese Dhimiter Shuteriqi u njoh si nje arkiv i gjalle nga me te rrallet e me seriozet ne historine e kultures shqiptare Kush ka patur fatin ta vreje nga afer e aq me teper te bashkepunoje me te ska si te mos jete habitur me kujtesen e tij te jashtezakonshme me njohjen e sakte e me themel te burimeve arkivore me aftesite e tij orientuese ne detin e pafund te ngjarjeve te personazheve te fakteve ftilluese ashtu sic do te kete konstatuar jo pa admirim procesin serioz e stilin rigoroz te punes gjurmuese shpirtin kerkues dhe dyshues etiken e larte te studiuesit i prire ngahere nga perkushtimi i thelle atdhetar ndaj vlerave kombetarep
pMbi kete bazament u ngrit e u madhua vepra studimore e Dhimiter Shuteriqit duke u endur neper labirintet pa fund te arkivave bibliotekave e skedareve harmonizuar me punen e drejtperdrejte ne terren Ne studion e Shuteriqit ku kam patur rastin e fatin te shkel ndjeheshe pa dashur ne nje cep te mbreterise universale te kultures dhe jo per nga madheshtia e jashtme por nga pasuria e vlerave Atje kam marre ne dore libra te rralle kopje unikale dosje voluminoze dokumentesh te zbuluara e te selitura neper arkiva vendase e te huaja skedare marramendese prej mijera zerash doreshkrime veprash letrare e shkencore Atje do te dalloja dhe shfletoja stiven e ditareve prej mijera faqesh pa harruar doreshkrimin e daktilografuar te kujtimeve Por mbi te gjitha me ka mbetur ne kujtese prania e gjithepushtetshme e te zotit te shtepise statura e tij prej savanti ulur prane tavolines se gjere hijeshuar me produkte intelektuale dhe mjete pune ku ne krye qendronin portreti i te jatit i te vellait deshmor dhe ai i se shoqesp
pVete profesori ishte pjese e pandare e asaj tryeze trupbeshem shpatullgjere energjik me syte e medhenj plot drite pas syzeve me llullen e pandare varur mbi buze berreten alla franceze ndersa bisedonte e tregonte ne mes pauzash te herepashershme me ze te sigurt e veshtrim serioz Nga studioja e profesorit dhe mikut tim shume te nderuar ruaj kujtime te paharruara qe dhe sot me zgjojne emocione Aty me ka skicuar nje pasdite portretin kemi biseduar e diskutuar per probleme letrare dhe studimore kam degjuar mendime dhe sugjerime te tijat per vepra te mijat qe mi lexonte me dashamiresi Aty me fali edhe dy libra te rralle te te jatit Simon Shuteriqit si Jeta e Kostandin Kristoforidhit dhe Ligjerate panegjyrike per Peshkopin kombetar Theofan Ne studio po ashtu me hodhi nje dite idene qe ti hyja punes per te hartuar jeteshkrimin e Fan Nolit te cilin une e kisha aq fort per zemer Dhe pa e zgjatur u ngrit e terhoqi nga rafti i skedarit te tij nje kuti gjatoshe me skeda per Fan Nolin Merri - me tha bujarisht -Do te te lipsen per te ringjallur Nolin bashke me punen qe te pretp
p Dhe vertete nga ajo dite une nisa te mendoja e veproja seriozisht e sistematikisht per biografine e ardhshme qe me kushtoi shume vite pune Nje veper qe kur u botua profesori kish pese vjet qe kish ikur por qe une e ndjeja pranine e tij ne mirenjohjen time Ceshte e verteta keto dite tek afrohej 10-vjetori i largimit fizik i mesuesit dhe mikut tim me buisnin kujtime qe e afronin qenien e tij me zgjonin zerin e tij me percillnin mendime qe koha si ka shuar perkundrazi Cuditerisht me erdhi nder mend nje doreshkrim qe ma kish dhuruar dhe qe e ruaja ne dosjet e mia Ishte nje fragment pakfaqesh nga ditari i tij i daktilografuar qe mbante daten 4 dhjetor 1969 Doreshkrimi i shembellente nje buqete rrefimesh e meditimesh te shkurtra gati ne trajte shenimesh Sdi te them se sa here e kam lexuar dhe rilexuar kohe pas kohe sic nuk di te them sakte perse zgjodhi ate fragment nga qindra faqe per te ma dhene Duke gjykuar thelle kam bindjen se doreshkrimi ishte nje autoportret i tij autoportret njerezor dhe intelektual qe kurre skam pasur rast ta ndesh gjetkep
pNe ato faqe dora e mjeshterit ka skalitur karakterin dhe natyren e tij dritat dhe hijet qe i njeh vetes Virtytet por dhe dobesite mendime dhe opinione teper vetjake per veten dhe per te tjere Kur i lexova per here te pare u ndjeva i cuditur dhe po aq i trazuar Me vuri ne mendime per sinqeritetin dhe transparencen per kurajon civile per perballjen me te verteten Ishte nje thirrje e heshtur per ta ndjekur por dhe nje lloj provokimi per te shkelur dhe kapercyer kufijte e kohes qe jetoja dhe krijoja Edhe pse tani kane kaluar plot vite madje kane ndodhur permbysje jo te vogla ne caste te qeta kur marr dhe e rilexoj me del nga rreshtat dhe me pervijohet qenia e autorit aq sa dalengadale me duket se perballem me ate vete Eshte ai i verteti jashte cdo konteksti kohor larg paragjykimesh thjesht njerezor qe sa te prek aq edhe te trimeron I tille ishte Dhimitri profesori artisti studiuesi qytetari i shembellyer permbledhtazi ne ato pak faqe mbetur si kujtim por qe ne fakt gjendet i shperndare neper vitet e jetes se tij dhe i mbledhur e i fiksuar vertetesisht e mjeshterisht ne veprat qe la pasp
pBiografip
pDhimiter Shuteriqi ka lindur ne Elbasan me 1915 Ndoqi Liceun Francez te Korces dhe ne vitet 30 studion ne France ne Universitetin e Grenoblit per filozofi dhe drejtesi Nga vitet 50-73 eshte kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise Eshte autor i romanit Clirimtaret ne dy vellime 52 55 Fyelli i Marsiasit 1965 Gjashtedhjete tregime ne nje 1981 Syte e Simonides 1998 monografi per Naim Frasherin studime per folklorin dhe per shkrimet e vjetra shqipe si Shkrimet shqipe ne vitet 1332-1850 Neper shekujt letrare 1972 Vitet e fundit ai ka nxjerre ne drite vellimin poetik Krojet kane et Syte e Simonides 1998 Shuteriqi ka lene gjurme me tregimet dhe kryesisht ato historike Ne rreth 200 tregime te botuara autori eshte frymezuar nga historia e vjeter e popullit tone e deri ne ditet e sotme Per Shuteriqin shkenca e historise dhe letersise ishin zemra e jetes se tij Ka prekur si rralle kush historine e Letersise se Vjeter Shqipe Ka hulumtuar ne arkiva dhe studime te vjetra te pafund duke germuar deri ne dokumenta me te hershmep
br styleclearboth