E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ne pisten e motociklizmit

Tjetër tragjedi në motoçiklizmin italian. Andrea Antonelli ka ndërruar jetë në qendrën mjekësore pranë pistës së Moskës, pas aksidentit të rëndë që ndodhi në botërorin e Supersport.

Reshjet e shumta të shiut dhe shpejtësia e madhe, rreth 250 km/h, kanë bërë që piloti nga Perugia të humbasë kontrollin e motorit Kawasaki ZX-6R dhe të rrëzohet në pistë, ndërkohë që sipër trupit të tij ka kaluar dhe piloti tjetër italian, Lorenzo Zanetti, me motorin e tij Honda. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë mjekësore, dëmtimet e mëdha në kokë kanë bërë që Antonelli të ndërrojë jetë. Gara është ndaluar menjëherë, ndërkohë që organizatorët kanë vendosur të shtyjnë për një datë tjetër edhe garën e dytë të Superbike. Një aksident pothuajse i ngjashëm i mori jetën 2 vjet më parë në Sepang Marco Simoncelli-t, pilotit italian që garonte me Honda në Moto GP. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›