Rrëfimi në "Almanak", Epstein: E urrej Hitlerin, më morri rininë

Scarlett Epstein.....numeron 88 vite te jetuara mes Golgotes dhe shpetimit....eshte nje nga te mbijetuarat qe i shpetoi urrejtjes naziste per hebrenjte duke kaluar nga Shqiperia. Sot ne krye te viteve qe mban mbi shpine nuk e ka harruar as Shqiperine dhe as shqiptaret qe i shpetuan jeten asaj dhe familjes se saj kur ajo ishte vetem 15 vjec. E lindur ne Vjene ajo eshte sot antropologe humaniste por dikur ajo ishte vecse nje adoleshente qe iu nderprene endrrat ne mes .....ne hyrjen triumfale te Adolf Hitelit ne Vjene ne vitin 1938 ...Scarlett ishte aty prezente dhe sic rrefen ajo edhe pse e urrente Fyhrerin iu desh te bertiste Hail Hitler ...bashke me turmen qe ndodhej para ambasades jugosllave per ku ishte nisur per te gjetur shpetim dhe vizat per tia mbathur nga Austria....
“Me kujtohet se ishin qindra mijera austriaket qe po prisnin te takonin Fyhrerin dhe nuk mund te kaloja permes turmes per te vajtur tek ambasada dhe m’u desh te qendroja aty. 5 minuta me vone pashe kalimin triumfal te Hitlerit qe qendronte ne makinen e tij duke pershendetur ne menyren naziste...dhe ishte si nje hipnoze masive per mijera austriaket qe ndodheshin aty. Te gjithe perfshi edhe mua...te gjithe bertisnim..(hail Hitler) keshtu e pashe Hitlerin...”, rrefen Scarlett Epstein, e mbijetuar nga nazizmi.
Pas 3 muajsh ne Zagreb bashke me familjen e saj duhet te linte ish Jugosllavine pikerisht ne kulmin e ksenofobise naziste ndaj hebrenjve dhe e vetmja konsullate ku nuk ia perplasen dyert ne fytyre ishte konsullata shqiptare qe i dha vize per 6 muaj te cilat ajo i kaloi ne Durres para se te shkonte ne Angli.
“Kam kujtime shume te bukura sepse atehere shume nga banoret e Durresit ishin myslimane por edhe pjesa tjeter qe ishin te krishtere ortodokse ...grate duhet te mbuloheshin ndersa une qe isha vecse nje shkollare 15 vjecare vija verdalle neper qytet me pantallona te shkurtra dhe mbaj mend se nje grup te rinjsh qe vinin nga familjet e pasura te Durresit e kishin studiuar ne Itali nuk mund ti besonin syve qe isha e vertete dhe erdhen te me pyesnin se c’beja ne Durres une ju tregova historine time dhe nga ky takim lindi nje miqesi shume e mire”, vijon Epstein .
Ndonese e la pas Shqiperine per tu shperngulur ne Angli ajo kurre nuk e harroi se shqiptaret i shpetuan jeten ndaj dhe pas pak shume kohesh eshte kthyer per te dyten here qe se bashku me shoqaten e miqesise shqiptaro-izraelite te elaboroje projekte konkrete zhvilluese ne te mire te vendit tone.
Mira Tuci