Berberi: Duhen shkurtime të ndjeshme

Mosrealizimi i të ardhurave fiskale dhe problemet e deficitit buxhetor e bëjnë urgjente ndërhyrjen në buxhetin e shtetit. Ish zëvëndës ministre e financave, Adriana Berberi thotë se shkurtimet në buxhet duhet të jenë të ndjeshme.
"Do te kemi nje rishikim te buxhetit. Sa me shume te formohet procesi i rishikimit te buxhetit, aq me problematike do te jete menaxhimi i financave publike. Te themi ka nje projeksion per te pakesuar te ardhurat me rreth 30 miliarde leke, por sic e thashe, nese ne kater muajt e pare te vitit, deficiti i krijuar i pergjithshmi eshte diku te 8.2, por i tatimoreve shume me larte", shprehet Adriana Berberi, ish zv.ministrë e Financave.
Qeveria sipas Berberit ka thyer cdo rekord të marrjes së borxheve për këto katër muaj. Sipas saj tejkalimet e planit në deficitin fiskal shkojnë deri në 300 për qind.
"Ajo qe une shikoj me nje lloj shqetesimi eshte ecuria e 4-mujorit tregon qe situata eshte e renduar. Nuk ka ndodhur asnjehere qe per 4-mujorin te tejkalohet niveli i financimit te deficitit apo deficiti ne raport me planin. Pergjithesisht ne muajt e pare te vitit, mbajtja ne kontroll e deficitit ka qene nje gje me e thjeshte, sepse buxhetet kane qene me objektive. Kjo situate do te thote qe nuk mund te kemi garanci te mjaftueshme nga menyra si menaxhohet ne teresi, si pjesa e te ardhurave, ashtu dhe pjesa e shpenzimeve, qe do te kemi nje nivel te deficitit ne fund te vitit ne nivelin 4.2 per qind", vijon Berberi. Qeveria planifikon të rishikojë buxhetin në fund të qershorit. Sipas planeve paraprake do të ketë një shkurtim të të ardhurave me rreth 30 miliard lekë.
Adi Darsi