E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbehen 29 shtetas kinezë në Sudan

29 punëtorë kinezë janë rrëmbyer mëngjesin e së dielës në Sudan.

Lajmi u konfirmua nga vetë kryengritësit që realizuan pengmarrjen, në jugun e vendit.

Kryengritësit në Kordofanin e Jugut janë prej vitesh në luftë të hapur me ushtrinë sudaneze, ndërsa përpiqen të fitojnë pavarësinë e krahinës së tyre.

Sipas zëdhënësit të Lëvizjes Popullore për Çlirimin, së bashku me shtetasit kinezë janë marrë peng edhe disa anëtarë të ushtrisë së rregullt.

Ministria e Jashtme kineze ka reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate, në të cilën kërkonte lirimin e menjëhershëm të shtetasve të saj.

Megjithatë, besohet se kryengritësit do të vendosin një çmim për 29 shtetasit. Pengmarrjet janë një prej mënyrave nëpërmjet të cilave rebelët e Kordofanit financojnë luftën e tyre të armatosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›