Filmat më të shumëpritur të muajit shkurt

Dy filmat në fjalë, njëri prej të cilëve solli dhe rikthimin e bujshëm të Tom Cruise pas disa performancave të dobëta, zaptuan për disa javë rresht majat e klasifikimeve.
Muaji i parë i vitit 2012 shënoi një sukses për filmat “Contraband”, me Mark Whalberg, “Underworld Awakenging” dhe “Beauty and the Beast”, që këtë herë u rikthye në ekranin gjigand në format 3D.
Por cilët janë filmat më të shumëpritur për muajin shkurt? Faqja e internetit Comingsoon.net ka realizuar një sondazh, i cili ka treguar se prodhimet kinematografike më të preferuara nga publiku amerikan janë ato të tipit fantashkencë, ose fantasy, si “Star Wars: The Phantom Menace” dhe “Ghost Rider: Spirit of Vengeance”.
Kështu, filmat më të votuar për muajin e ardhshëm janë: “Star Wars: Episode I The Phantom Menace 3D”, “Ghost Rider: Spirit of Vengeance”, “Chronicle”, “The Woman in Black”, “Safe House”, “Act of Valor”, “This Means War”, “Journey 2: The Mysterious Island”, “The Vow”, “The Secret World of Arrietty”.