Rrembehet diplomati iranian ne Pakistan

Nje diplomat iranian eshte rrembyer dhe truproja i tij ka mbetur i vrare mengjesin e sotem ne veriperendim te Pakistanit.
Lajmin e konfirmoi per CNN nje burim policor. Hasmatullah Atharzadeh, atashe tregtar ne konsullaten iraniane ne Peshauar, u rrembye nga kater persona te armatosur, ndersa udhetonte me automjetin e tij ne afersi te konsullates.
Provinca ku ndodhi ngjarja eshte shnderruar shpesh ne arene perleshjesh mes autoriteteve pakistaneze dhe talebaneve e militanteve te Al Kaedas.