Medvedev: Nga raketat heqim dore, nese heq dhe SHBA

Rusia ka njoftuar se do te anuloje vendosjen e raketave te saj prane kufirit me Polonine, nese presidenti Obama heq dore nga sistemi i mbrojtjes antirakete ne Evropen qendroren.
Ne nje interviste per te perditshmen franceze “Le Figaro” te publikuar sot, Medvedev tha se Moska nuk ka zgjedhje tjeter, vecse te reagoje ndaj planit amerikan te sistemit te raketave e radareve prane kufijve te saj.
"Jemi gati te braktisim vendimin per raketa ne Kaliningrad, nese amerikanet braktisin sistemin antirakete”, tha Medvedev. Ai shtoi se Rusia eshte e gatshme te bisedoje per nje sistem te sigurise globale me SHBA, vendet europiane dhe federaten ruse.