Rrembehet gazetari amerikan ne Afganistan

Rrembehet ne Afganistan nje gazetar amerikan i “New York Times”. Reporteri dhe bashkepunetoret e tij afgane jane rrembyer ne provincen Logar ne jug te Kabulit.
Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i administrates se provinces, i cituar nga agjencia Kina e Re, qe ka njoftuar vetem emrin e gazetarit, Davis.
Ai u rrembye me shoferin dhe perkthyesin ndersa i ishin drejtuar provinces Charkh per te intervistuar disa luftetare talebane. Rrembimi mesohet te kete ndodhur pasditen e djeshme.