E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmbimi në Tiranë/ Biznesmeni 32-vjeçar u mbajt peng dhe u dhunua, autorët i kërkuan 1 milion euro

TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë nga peng-marrja e një 32-vjeçari në Tiranë. Policia e Tiranës identifikoi dhe arrestoi dy nga tre personat e përfshirë në këtë vepër penale.

Konkretisht, Kevin dhe Jurgen Neza dhe kushëriri i tyre, Hysen Neza, të cilët janë emra të njohur për uniformat blu. Ata kanë rrëmbyer 32-vjeçarin, i cili është biznesmen dhe operon në fushën e ndërtimit.

Burimet nga grupi hetimor konfirmojnë se ata i kanë kërkuar shumën prej 1 milion eurosh, ndërsa biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka thënë që nuk mundet ta sigurojë këtë shumë.

Sipas informacioneve, i riu është mbajtur peng gjithë natën ku autorët e kanë dhunuar dhe në mëngjes e kanë liruar pasi i kanë kërkuar të siguronte 500 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›