Rrëshen, vrasje për gjakmarrje në Ndërfanë

Një vrasje për hakmarrje ka ndodhur sot në fshatin Ndërfanë të Rrëshenit, ku shtetasi Ndue Llesh Deda është qëlluar katër herë me armë zjarri.
Policia, që mbërriti në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet dhe dyshimet për motivin e krimit bien mbi gjakmarrjen.
Bëhet fjalë për një vrasje të ndodhur në vitin 1944, kur një i afërm i viktimës së sotme ka qëlluar dhe ka vrarë një bashkëfshatar.
Ndërkohë, autoritetet lokale njoftojnë se uniformat blu kanë arritur të arrestojnë vrasësin e sotëm.