E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshje të furishme breshëri në Korçë, dëmtohen kulturat bujqësore

bresherKorçë- Kapriçot e motit kanë sjellë dëme të shumta sot në qarkun e Korçës. Gjatë mesditës rreshje të shumta breshëri kanë prekur të gjithë zonën dhe kjo ka sjellë dëmtimin e shumë produkteve bujqësore në shumë fshatra.

Vetë fermerët kanë deklaruar se një sërë kulturash bujqësore janë dëmtuar tërësisht, duke thënë se e gjithë punë e kryer deri tani ka ikur kot.

Situata më alarmante ka qenë në fshatin Dobranj të Devollit ku trashësia e breshërit shkoi në 10 centimetra, ndërsa një fenomen i tillë është cilësuar si i jashtëzokonshëm. Fermerët thonë se asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e tillë në mes të muajit qershor, periudhë kur fillojnë të lulëzojnë kulturat bujqësore.

Dëme ka pasur edhe në drurët frutorë, ndëra banorët kërkojnë dëmshëprlime nga shteti, duke shtuar se bujqësia është e vetmja mënyrë jetese për ta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›