E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëshqitje gurësh pranë tunelit të Shkopetit, bllokohet për një orë rruga Burrel–Milot

Reshjet e shiut gjatë natës kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, përgjatë rrugës nacionale Burrel–Milot. Si pasojë, segmenti u bllokua për rreth një orë.

Masat e dheut dhe gurëve të mëdhenj kanë rënë mbi rrugë, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Që në orët e para të mëngjesit, ekipet e mirëmbajtjes rrugore janë angazhuar në vendin e ngjarjes për të larguar gurët dhe për të bërë të kalueshme pjesën e bllokuar të rrugës.

Gjithashtu mësohet se nga moti i keq dhe shirat e natës kanë shkulur edhe pemë përgjatë rrugës, duke shtuar rrezikun për lëvizje në zonë dhe duke dëmtuar përkohësisht ambientin përreth.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›