E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizmi në Sarandë, pritshmëri të larta për muajt në vijim

Saranda është një nga destinacionet elitare për turizmin shqiptar këtë verë. Fluksi i turistëve vendas dhe të huaj është rritur ndjeshëm.

Nënkryetari i bashkisë, Florjan Sali bën me dije se  janë marrë të gjitha masat e nevojshme, pasi plazhet janë të mbipopulluara kryesisht nga turistë të huaj.

“Ka pasur një rritje të flukseve turistike, të konfirmuar edhe nga hyrjet e daljen në Portin e Sarandës. Sezoni po fillon shumë normalisht. Plazhet janë të mbipopulluara dhe janë marrë të gjitha masat nga ana e bashkisë dhe nga institucionet e tjera për të vijuar në normalitet në vijueshmërinë e sezonit”, tha Sali.

Përveç të huajve, këto ditë është vënë re një fluks i vendasve. Ndërkohë që e veçanta me vitet e kaluara është rritja e net qëndrimeve nga ana e vizitorëve.

“Kryesisht janë turistë të huaj, por vihet re që ditët e fundit ka dhe pushues vendas. Vihet re një rritje  e mesatares së net qëndrimeve, krahasuar me vitet e kaluara”, tha ai.

Pritshmëritë vijojnë të jenë të larta dhe ritmet qe aktualisht janë ,tregojnë që rezervimet do të vazhdojnë nga ana e vizitorëve për të kaluar pushimet në Sarandë.

Gazetare: L. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›