Rrëshqitjet e dheut në Venezuelë, gati 100 të vdekur, shumë të tjerë të zhdukur

Gati 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që goditën qytetin Las Tejerias në Venezuelë.
“Ka ende një numër të madh të personave të zhdukur, fati i 56 personave nuk dihet. Do të arrijmë rreth njëqind viktima në këtë tragjedi, në këtë fatkeqësi natyrore”, tha presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro.
Ekipet e shpëtimit që operojnë në Las Tejerias besojnë se tani nuk ka gjasa të gjejë të mbijetuar në qytetin me rreth 50,000 banorë.
Vendi po përballet me reshje jashtëzakonisht intensive që nga muaji shtator, që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Las Tejerias, i cili ndodhet në anë të një masivi malor, ku banojnë 50 mijë banorë.
Presidenti Nicolas Maduro, ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë.