Rrëshqitjet e gurëve izolojnë Shishtavecin, bllokohen 10 mijë banorë
Kukës- Rreth 10 mijë banorë të komunës Shishtavec, Topojan dhe Zapod në Kukës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të shumta të gurëve.
Shembjet e gurëve nga shpati i malit kanë bllokuar tërësisht rrugët hyrëse në këto zona, ku përveçse janë bërë të pakalueshme për automjetet, nuk mund të kalohen edhe nga këmbësorët.
E vetmja rrugzgjidhje për banorët është të kalojnë nëpërmjet një tuneli, edhe ai shumë i rrezikshëm, i ndëruar për të bërë lidhjen me një hidrocentral.
Vetë banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë marrjen e masave duke vendosur rrjeta mbrojtëse, pasi çdo ditë ka rrëshqitje gurësh duke vënë në rrezik jetën e tyre. Gjithashtu ata kërkojnë të zhbllokohet edhe rruga, pasi siç thonë transportojnë për dhjetra kilometra në krahë ushqimet.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: