Rreth 19 mln lekë për 263 fermerë të qarkut të Tiranës
Autori i Lajmit: red.
Rreth 236 fermerë të qarkut të Tiranës do të përfitojnë këtë vit 19.120 000 lekë financim të drejtëpërdrejtë nga projekti “Mbështetje për prodhimin bujqësor", i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Hajdar Kuçi, tha se zbatimi i këtij projekti do të ndihmojë fermerët e rajonit të Tiranës për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Sipas tij, për të përfituar nga ky projekt, gjatë muajit Mars dhe Prill, aplikuan për mbjelljen e vreshtave, ullishtave dhe pemtoreve te reja, mbarështimin e blegtorisë e prodhim në sera rreth 292 fermerë, prej të cilëve u përzgjodhën 72 fermerë fitues, që do të mbjellin gjithësej 49.562 ha sipërfaqe të reja,(pemëtore, vreshta e ullishta) dhe do të përfitojnë shumën e 17.220.000 lekëve dhe 15 fermerë për mbarështimin e lopëve, që përfitojnë shumën e 1.900.000 lekëve. "Ndërkohë komisioni pranë kësaj drejtorie do të vazhdojë gjatë muajit maj verifikimin e projekteve të tjera", tha Kuçi.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008