Tatimi mbi apartamentet, kush përjashtohet
Autori i Lajmit: red.
Qytetarët që duan të rishesin një apartament, një shtëpi apo një tokë, të cilin e kanë blerë me një çmim të caktuar, me udhëzimin e fundit të Ministrisë së Financave janë të detyruar të paguajnë tatimin mbi fitimin, i cili llogaritet në 10 për qind të diferencës mes vlerës së shitjes dhe vlerës së blerjes.
Si rregull i përgjithshëm vlera e shitjes dhe e blerjes përcaktohet nga kontrata paraardhëse. Nëse shitësi ka vendosur në kontratë një çmim për metër katror më të ulët se sa çmimi minimal i përcaktuar me udhëzimin e muajit shkurt, atëherë do të llogariten çmimet minimale që ka vendosur shteti, për efekt të tatimit mbi kalimin e të drejtës së pronësisë.
Kush përjashtohet
Sipas procedurave, këtë pagesë të tatimit për arkën e shtetit e paguan individi që shet dhe pagesa duhet të bëhet para se të kryhen procedurat në hipotekë. Por udhëzimi i Ministrisë së Financave që hyri në fuqi në shkurt të këtij viti parashikon disa përjashtime, për ndërtesat e privatizuara, apo ato të ndërtuara para vitit 1995. Nëse një individ shet për herë të parë një ndërtesë në Tiranë, e cila është ndërtuar dhe është regjistruar para 31 dhjetorit të vitit 1995, atëherë si çmim minimal i blerjes do të merret çmimi i llogaritur me koston minimale të ndërtimit, i cili është 16.664 për metër katror, sipas VKM me nr. 815 dt. 05.01.1996, të cilit i zbritet edhe 30 për qind e vlerës. Kur ky individ rishet të njëjtën ndërtesë një personi të tretë atëherë diferenca mes çmimit të blerjes dhe atij të shitjes do të tatohet me 10 për qind, detyrim që e paguan shitësi, para se të bëhen veprimet në hipotekë. “Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara deri në para dhjetorit të 1995 në qytetet e tjera, veç Tiranës, për efekt llogaritje do të merret në konsideratë kosto mesatare e qytetit në distancë më të afërt”, përcakton udhëzimi. Në rastet kur individi rishet një ndërtesë të ndërtuar dhe të regjistruar në periudhën 1996 - 1997 si vlerë minimale në blerje, do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 13, datë 05.01.1998, sipas së cilës vlera është 19.581 lekë për m2. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 1998 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 214, datë 28.04.1999, sipas së cilës vlera është 27.878 lekë për m2. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 1999-2000 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 362, datë 14.07.2000, sipas së cilës vlera është 29.201 lekë për m2. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 2001-in si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me udhëzimin e Kryeministrit nr. 5, datë 31.05.2001, sipas së cilës vlera është 30.867 lekë për m2. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 2002-in si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me udhëzimin e Kryeministrit nr. 3, datë 16.10.2002, sipas së cilës vlera është 29.835 lekë për m2.
Kostoja
Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara pas 1 janarit 2003 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto minimale fiskale e përcaktuar me marrëveshjen e Drejtorisë së Tatimeve dhe Shoqatës së Ndërtuesve, si dhe VKM 173 me datë 29.032006. “Ndërsa për qytetet që nuk përmenden në marrëveshjet përkatëse, për efekt llogaritje do të merret në konsideratë kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme e përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave në Udhëzimin e Kryeministrit nr. 1, datë 8.5.2003, nr. 1, datë 4.03.2004, nr. 5, datë 23.11.2005, nr. 5 datë 7.09.2006 dhe nr. 2, datë 4.04.2007 si dhe në aktet e tjera për vitet në vijim”, përcakton udhëzimi. Në rastin e shitjes së një ndërtese të përfituar nga këmbimi i truallit, në bazë të një kontrate këmbimi, si çmim i blerjes do të konsiderohet një nga çmimet e përcaktuara në shtojcën 2 dhe 3 të këtij udhëzimi. Ndërsa nëse godina ka përfunduar në vitin 2007, dhe jemi në kushtet e shitjes së një banese që është përfituar nga këmbimi i truallit, atëherë çmim i blerjes do të përcaktohet mbi bazën e kostos minimale që është 30 mijë lekë për metër katror si dhe çmimit të tregut, që është 9700 lekë për metër katror.
Të dhëna
Llogaritja e kostos në
bazë të vitit të ndërtimit
1. Në rastet kur individi rishet një ndërtesë të ndërtuar dhe të regjistruar deri në datën 31 dhjetor të vitit 1995, në Tiranë, që nuk ka vlerë në blerje, por edhe ndërtesat e privatizuara, si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 e sipërfaqes së shfrytëzueshme, e cila është 16. 664 lekë për m2, i përcaktuar nga Enti Kombëtar i Banesave, në VKM nr. 815 datë 9.12.1996.
2. Në rastet kur individi rishet një ndërtesë të ndërtuar dhe të regjistruar në periudhën 1996 - 1997 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 13, datë 05.01.1998, sipas së cilës vlera është 19.581 lekë për m2.
3. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 1998 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 214, datë 28.04.1999, sipas së cilës vlera është 27.878 lekë për m2.
4. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 1999-2000 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me VKM nr. 362, datë 14.07.2000, sipas së cilës vlera është 29.201 lekë për m2.
5. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 2001-in si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me udhëzimin e Kryeministrit nr. 5, datë 31.05.2001, sipas së cilës vlera është 30.867 lekë për m2.
6. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara në 2002 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto mesatare për m2 të sipërfaqes së shfrytëzueshme me udhëzimin e Kryeministrit nr. 3, datë 16.10.2002, sipas së cilës vlera është 29.835 lekë për m2.
7. Për ndërtesat e ndërtuara dhe të regjistruara pas 1 janarit 2003 si vlerë minimale në blerje do të merret kosto minimale fiskale e përcaktuar me marrëveshjen e Drejtorisë së Tatimeve dhe shoqatës së ndërtuesve, si dhe VKM 173 më datë 29.03.2006.
8. Në rastin e shitjes së një ndërtese të përfituar nga këmbimi i truallit, në bazë të një kontrate këmbimi, si çmim i blerjes do të konsiderohet një nga çmimet e përcaktuara në shtojcën 2 dhe 3 të udhëzimit.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008