Rreth Përmetit me biçikleta, çifti i turistëve gjermanë të mahnitur nga natyra dhe mikpritja

Christine dhe Hendrik janë një çift turistësh gjerman që kanë vendosur të provojnë një eksperiencë ndryshe në zonën e Përmetit.
Ata kanë zgjedhur të shëtitin çdo cep të këtij vendi me biçikleta dhe tregojnë se arsyeja e kësaj zgjedhjeje është që dëshirojnë të eksplorojnë natyrën e bukur dhe të mbushin çdo moment me aventura.
Të mahnitur nga natyra, thonë se banorët janë gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojnë për orientimin dhe madje edhe për ofrimin e ushqimeve.
Për këtë çift të ri, të apasionuar pas udhëtimeve dhe natyrës, Përmeti mbetet një zgjedhje e preferuar, dhe ata planifikojnë të kthehen sërish.
Gazetare: Leonida Koçiu
/rtsh.al/