Trupi në liqen, peshkatari i zhdukur në 2007-n
UPDATE- Identifikohet kufoma e gjetur në liqenin e Pogradecit. Sipas policisë, trupi i pajetë është i Dilaver Maxharit, peshkatarit të zhdukur që në vitin 2007, gjatë një stuhie në liqen.
Identifikimin e ka bërë bashkëshortja e viktimës, e cila e njohu nga gjatësia e trupit dhe teshat që mbante veshur.
Trupi i pajetë ngeci sot në rrjetat e peshkatarëve, të cilët pasi e kanë konstatuar atë kanë njoftuar menjëherë policinë.
Ky është rasti i tretë që në rrjetat e peshkatarve gjenden ose kufoma se koka njerëzish.