E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon paralize 12-vjecarja dergohet per kurim ne Itali

BERAT - Eumlshte vetem 12 vjece dhe rrezikon te mbetet e paralizuar perjete. Pas tre muaj ankthi per semundjen e rende ne shtyllen kurrizore Kristina Agalliu merr lajmin e mire se do te mund te kurohet dhe te beje nje jete normale si gjithe bashkemoshataret e saj.

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili dje deklaroi se institucioni qe ai drejton do te marre persiper operimin ne Itali te minorenes nga fshati Gjeroven i rrethit te Beratit. Pas sensibilizimit te opinionit nga ana e te afermve dhe stafit pedagogjik te shkolles 9-vjecare Zoi Vangjeli numri nje i Shendetesise pasditen e djeshme beri nje vizite ne familjen Agalliu. Gjate takimit me gjysherit dhe te afermit e minorenes Vasili pohoi se Kristina Agalliu do te kete nje jete normale ne te ardhmen. Rrjedha e jetes se 12-vjecares nxenese e klases se shtate ndryshoi para tri vitesh kur iu shfaqen shenjat e para te nje semundjeje te rende. Vajza jeton me dy gjysherit e saj Rakip e Urma Agalliu pasi nena e ka lene vetem gjashte muajshe ndersa i ati pas vdekjes se bashkeshortes ka ngritur nje familje tjeter. Une dhe gruaja ime i kemi kushtuar gjithe jeten tone Kristines. Jemi kujdesur per te qe kur ishte foshnje. Ndonese e kemi rritur mbesen me shume mund pasi jemi te moshuar sot nuk mundemi ta shpetojme ate nga rreziku - tha 73-vjecari Rakip Agalliu. Plaku tregoi se para tri vitesh Kristina u semur rende ndaj e derguan ne Spitalin Ushtarak te Tiranes.
Mjeket deklaruan se vajza vuante nga nje semundje e lindur qe prek shtyllen kurrizore dhe se me kalimin e kohes krijohet nje zhvendosje e saj qe con ne paralize te plote.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›