E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku i zjarreve mbetet i lartë edhe në tetor, Ministria e Brendshme apel për kujdes dhe përgjegjshmëri

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Rreziku për përhapjen e zjarreve vijon të mbetet i lartë për shkak të thatësirës nga mungesa e reshjeve të shiut.

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) janë në gatishmëri të plotë dhe po ndërhyjnë në çdo rast të raportuar.

Përmes një reagimi sot në rrjetet sociale, Ministria u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë kësaj periudhe, duke theksuar rëndësinë e masave parandaluese për shmangien e vatrave të zjarrit.

“Edhe pse kemi hyrë në muajin tetor, thatësira dhe mungesa e reshjeve vijojnë të mbajnë të lartë rrezikun e zjarreve. Strukturat e MZSH-së janë në gatishmëri të plotë, duke ndërhyrë në çdo rast të raportuar. Kjo periudhë kërkon më shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe parandalim”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›