Rreziku mbetet ende prezent, çfarë e shkaktoi zjarrin në Lushnjë, temperaturat në ambientet e brendshme të pallatit vijojnë të larta

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë është vënë nën kontroll të plotë rreth orës 02:00 pas mesnatës.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të monitoruar situatën, teksa është vendosur edhe perimeter i sigurisë.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Dyshimet paraprake janë se zjarri u shkaktua nga tubat e ajrimit, nga mbinxehja e kutisë elektrike apo nga magazinat me mallra industrial të katit të tretë dhe të katërt.
Megjithatë, shkaku i vërtetë i zjarrit ende nuk dihet, teksa në ambientet e brendshme rreziku mbetet ende prezent, pasi temperatura vijojn të jetë tepër e lartë. /vizionplus.tv