Rreziku terrorist, i pandryshuar
Pas arrestimit te dy personave te dyshuar per terrorizem ne aeroportin e Keln/Bonnit ne Gjermani ka filluar te shtohet bindja se edhe Gjermania eshte ne shenjester te akteve terroriste. Shumekush mendonte deri tani se rreziku per Gjermanine nuk eshte aq i larte sa per vende te tjera, por rastet e dyshimta po shtohen. Per te diskutuar per kete rrezik dhe masat qe duhen marre per t'u mbrojtur prej terrorizimit, me ftese te Ministrit te Brendshem gjerman Wolfgang Schäuble, qendruan ne Bonn homologet e tij nga Franca, Britania e Madhe, Spanja, Italia, Polonia si dhe Ministri amerikan per Atdheun. Ne kuader te kesaj konference kunder terrorit Schojble deklaroi ne DLF: "Ne po themi prej kohesh qe Gjermania si edhe e gjithe Evropa dhe bota perendimore eshte ne fokus te terrorizmit nderkombetar. Prej opinionit publik nje gje e tille nuk merret kaq seriozisht, por kemi te bejme me nje realitet". Sipas ministrit Schäuble ne internet gjenden vazhdimisht mesazhe kercenimi te rrjetit nderkombetar te terrorizmit, te cilat jane edhe te perkthyera ne gjermanisht. Po ashtu sipas tij nga Gjermania ka njerez qe shkojne per t'u stervitur neper kampet e terroristeve dhe perpiqen te kthehen serish ne Gjermani.
"Ne rast se ne kemi shenja se ata mund te kthehen, perpiqemi qe t'i pengojme te kryejne akte terroriste, per kete arsye po zhvillohen edhe bisedime. Por ky eshte nje proces qe zgjat".
Nisur nga rasti i fundit, kur nje komando speciale e policise arrestoi ne aeroportin e Keln/Bonit dy te dyshuar terroriste, nje 23-vjecar nga Somalia dhe nje tjeter somalez 24-vjecar me shtetesi gjermane, qe donin te udhetonin per ne Amsterdam, ministri Schäuble tha: "Lajmet aktuale nuk ndryshojne asgje ne lidhje me gjendjen e rrezikshmerise, qe vazhdon te jete e pandryshuar dhe e larte. Po nga ana tjeter ato tregojne se autoritetet tona te sigurise punojne intensivisht dhe jane te vemendshme".