E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia tregon muskujt

Nga Ellen Barry

Rusia vazhdoi te tregoje muskujt e saja ne arenen nderkombetare te premten, duke forcuar lidhjet e saja me Venezuelen permes nje huaje ushtarake prej nje miliard USD dhe nje konsorciumi te ri nafte ndersa njoftonte nje permiresim te ushtrise se saj duke u fokusuar mbi permbajtjen berthamore dhe gatishmerine e perhershme luftarake. Pas nje manovre ushtarake te premten ne qytetin jugor te Orenburgut, prane kufirit me Kazakistanin, presidenti rus Dimitri Medvedev, deklaroi se nga 2020 Rusia do te ndertoje tipe te reja luftanijesh, perfshi nendetese berthamore qe mbajne raketa balistike dhe nje sistem ende te paspecifikuar mbrojtje ajrore dhe hapesinore. Levizjet do te cojne ne vazhdimin e tensionit midis Rusise dhe Perendimit pas luftes 5-ditore ne Gjeorgji. Pergjigjja e Uashingtonit ishte e heshtur, ndersa zyrtaret po vleresonin nese levizjet ishin vetem nje ripohim i iniciativave ekzistuese ose duhet te interpretohen si nje shenje e pare e nje gare te re, mbase me e ngadalshme, armatimesh. Sekretarja e Shtetit, Kondolenza Rajs, deklaroi ne nje interviste me Reuters: "Balanca e forcave per sa i perket deterences berthamore nuk do te preket nga keto masa".

Admirali Mike Mullen, kryetari i Shtabit te Perbashket te Forcave te Armatosura, deklaroi ne nje konference per shtyp ne Pentagon se homologu i tij rus ne te kaluaren "ma kishte bere shume te qarte se synimi i tyre ishte te modernizojne forcat e tyre strategjike". Planet aktuale, tha ai, jane ne perputhje me menyren sesi po ecen politika ruse "te pakten keto vitet e fundit".

Por lufta ne Gjeorgji ka ripercaktuar qartazi prioritetet. Me Evropen dhe SHBA te bashkuar ne denimin e veprimeve ushtarake te Rusise, udheheqesit ruse filluan te afrohen drejt vendeve te tilla si Venezuela, te cilat jane te etura per t'u shnderruar ne nje kunderpeshe te fuqise se SHBA. Te enjten, presidenti i Venezueles, Hugo Cavez, mberriti ne Moske per viziten e dyte te tij. Te premten, z.Medvedev tha se konflikti trgoi gjithashtu "mprehtesine" e nevojes se Rusise per te modernizuar ushtrine e saj. Shpenzimet per mbrojtjen do te rriten me 26% vitin e ardhshem, duke i cuar ato ne 1,3 trilion rubla (50 miliard USD), niveli me i larte i tyre prej shembjes se Bashkimit Sovjetik. "Kohet e fundit neve na eshte dashur ti rezistojme nje agresioni nga regjimi gjeorgjian dhe, meqenese ne kuptuam, se nje lufte mund te nisi papritmas dhe mund te jete absolutisht reale", tha ai. "Konfliktet lokale, qe digjen brenda per brenda tyre, te cilet ndonjehere madje quhen "konflikte te ngrire" do te kthehen ne nje zjarr realisht te madh ushtarak".

Konflikti ne Gjeorgji nisi papritmas naten e 7 Gushtit, kur Gjeorgjia urdheroi nje sulm kunder separatisteve te Osetise se jugut te mbeshtetur nga ruset. Si pergjigje, Rusia dergoi trupa te cilat vershuan pertej kufijve te saj thelle ne Gjeorgji. Rusia ka njohur Osetine e jugut dhe Abkhazine, nje enklave tjeter separatiste, si shtete sovrane dhe planifikon te mbroje kufijte e tyre.

Konflikti nxori ne pah dobesite serioze ne gatishmerine ushtarake ruse. Mbrojtja antiajrore rrezoi te pakten 6 aeroplane ruse, duke treguar mirembajtjen e varfer dhe trajnimin e pamjaftueshem. Ruset pesuan humbje per shkak se ata nuk kishin mbulim ajror kur hyjne ne Osetine e jugut dhe nje general rus, duke vepruar mesa duket pa informacionet e mjaftueshme nga sherbimet sekrete, u plagos ndersa drejtonte nje kolone mjetesh ruse qe ra ne priten e gjeorgjianeve.

Nga 2020, thote z.Medvedev, Rusia do te kete si mbeshtetje mjete berthamore te tilla si nendeteset te armatosura me raketa balistike dhe me nje sistem mbrojtes ajer-hapesire. Ne te njejten kohe, tha ai, forcat e armatosura ruse do te jene ngritur ne nivelin ne nje gjendje te "gatishmerise permanente luftarake". Ai gjithashtu deklaroi se Rusia do te permiresoje trajnimin ushtarak dhe kerkimet ne kete fushe. "Ne duhet te perpiqemi per te siguruar superioritetin ne ajer, duke siguruar goditjet tona precize kunder objektivave tokesore dhe detare, dhe ne nje ridislokim te forcave tona", tha ai, sipas nje deklarate te publikuar ne faqen e internetit te Kremlinit.

Aleksander Golts, nje analist i pavarur ushtarak rus, tha se njoftimi bart nje mesazh te qarte, si per ruset ashtu edhe per te huajt: qe Rusia "eshte ngritur ne kembe". "Rusia deshiron te sillet si nje fuqi e madhe", tha ai. " Une duhet te jem dakord me z.Gates, Sekretarin tuaj te Mbrojtjes, i cili thote se forcat ekzistuese ruse jane vetem nje hije e atyre sovjetike", - tha ai.

Ne nje takim me z.Cavez, z.Medvedev ra dakord te krijoje nje konsorcium energjetik ruso-venezuelian i cili do te bashkerendoje burimet per te prodhuar dhe shitur naften dhe gazin. Kompanite ruse jane duke punuar tashme per te zbuluar fusha nafte ne Venezuele, por marreveshja do tu lejoje atyre qe te zgjerojne shtrirjen e tyre ne me shume zona, duke perfshire fushat e naftes ne Ekuador dhe Bolivi. Z.Cavez e pershkroi marreveshjen si "lindjen e nje kolosi". Perpjekje shume me bashkepunuese jane duke u zhvilluar: Te enjten, kryeministri Vladimir Putin tha se Rusia do te marre ne konsiderate te bashkepunoje me Venezuelen per te ndertuar me Venezuelen impiante te energjise berthamore. Z. Cavez tha se ai do te deshironte te shikonte dy vendet qe te bashkonin forcat per te krijuar nje banke ruso-venezueliane, dhe dy vendet jane duke planifikuar manovra detare ne shkalle te gjere ne fundit e nentorit. Z.Cavez ripohoi mbeshtetjen e tij per fushaten ushtarake te Rusise ne Osetine e jugut, duke thene se venezuelianet ishin "shume te vetedijshem per arsyet prapa konfliktit - kush sulmoi njerezit e Osetise se Jugut". Ai gjithashtu i transmetoi pershendetjet nga presidenti Raul Kastro i Kubes, te cilin ai e kishte takuar kohet e fundit ne Havane, dhe nga presidenti kinez, Hu Jintao.

Admirali Mullen, shefi i Shtabit te Perbashket te Forcave te Armatosura, minimizoi perpjekjet e perbashketa. Rusia dhe Venezuela, tha ai, kane te drejte te punojne se bashku, "nese ata shohin pershtatje". Disa zyrtare te Shtepise se Bardhe privatisht kane kerkuar nje pergjigje shume me ndeshkuese ne pergjigje te pushtimit te Gjeorgjise nga Rusia, por znj.Rajs dhe Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, beri thirrje per qetesi dhe pergjigje te menduar per te qene me pak e mundshme te pershkallezoje tensionet. Kjo strategji eshte adoptuar nga administrata Bush.

Ne nje tjeter pohim te rolit te saj nderkombetar, Rusia dergoi nje anije lufte, Neustrashimy, nga nje port ne Detin Balltik drejt brigjeve te Somalise, ne pergjigje te kapjes nga ana e pirateve te enjten, te nje anije ukrainase qe ishte drejtuar per ne Kenia. Ne anije ndodhen 33 tanke T-72, granatahedhes dhe municione, tha ne nje konference per shtyp, Jurij Yekhanurov, ministri ukrainas i Mbrojtjes, njoftoi agjencia Interfaks. Yekhanurov tha se armet ishin shitur legalisht, dhe ishin drejtuar per ne portin kenian te Mombases. Ka shume te ngjare qe anija ruse te mos mberrije ne kohe per te marre pjese ne ndonje operacion per te rivene ne kontroll anijen ukrainase te grabitur. Por nje zedhenes te marines ruse, Igor Dygalo, tha se Rusia do te patrulloje here pas here ujerat ku pirateria perben nje rrezik.

"The New York Times"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›