E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrezikuan të mbyteshin, anija “Butrinti” së bashku me rojën bregdetare greke dhe turke shpëtojnë 52 emigrantë

Ekuipazhi i anijes shqiptare “Butrinti” është bërë pjesë e një operacioni shpëtimi të 52 emigrantëve në një gomone në brigjet turke, në rrezik për t’u mbytur.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Peleshi shkruan se efektivët e “Butrintit”, në bashkëpunim me rojën bregdetare greke dhe atë turke, mundën të shpëtojnë emigrantët nga Sudani dhe Jemeni

Sipas Peleshit, operacioni tregon rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.

“Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”! 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke. Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve. Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës”, shkruan Peleshi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›