E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzimi i avionit të kreut të Wagner, Biden: Po përpiqemi të përcaktojmë shkaqet

SHBA po përpiqet të përcaktojë se cili ishte shkaku i rrëzimit të avionit ku ndodhej kreu i grupit paraushtrak rus Wagner, Jevgeni Prigozhin.

Kjo u bë e ditur nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili u pyet nga gazetarët për rrëzimin e mjetit në fjalë, për shkakun e të cilit nëpër media ka patur raportime nga më të ndyrshmet. 

“Nuk kam lirinë të flas për këtë saktësisht. Po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ndodhi, por nuk kam çfarë them,” u shpreh Biden. 

Më herët, Rusia krititkoi Biden për faktin se ai u shpreh se nuk ishte i habitur për faktin që Prigozhin humbi jetën gjatë rrëzimit të avionit në të cilin ndodhej dhe paralajmëroi se nuk ishte e përshtatshme që Uashingtoni të bënte deklarata të tilla. 

Presidenti rus Vladimir Putin ndërkohë i shprehu të enjten ngushëllimet  e tij familjes së Prigozhin, duke thyer kështu heshtjen pas rrëzimit të avionit. Ngjarja ndodhi dy muaj pasi Prigozhin drejtoi një rebelim kundër establishmentit ushtarak rus. 

Autoritetet ruse ndërkaq kanë bërë të ditur se kanë gjetur trupat e të dhjetë viktimave që humbën  jetën në avion si dhe kutitë e zeza të avionit.  Tek trupat e gjetur ndërkohë po ndërmerren testime molekulare dhe gjenetike. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›