E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Formula 1, Verstappen merr “pole position” në vendlindje

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Holandës ”kurorëzuan” si më të shpejtin e pistës kampionin e botës në fuqi, Max Verstappen. Holandezi arriti që të siguronte vendin e parë në startin e garës, e cila do të mbahet nëser dhe do të transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, duke mposhtur në limit Lando Norris.

“Pole position”-i në Holandë do të mbahet mend gjatë edhe nga Logan Sargeant i Williams-it e Charles Leclerc i Ferrari-t, të cilët me daljet e tyre jashtë piste, detyruan komisarët e garës që të pezullonin dy herë kompeticionin.

Nesër në radhën e dytë do të jenë George Russell i Mercedes dhe Alexander Albon me Williams-in tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›