E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezimi i helikopterit Rusia kunder Sudanit

Rusia i kërkoi Sudanit të Jugut që të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për rrëzimin e një helikopteri të OKB-së dhe vrasjen e katër pilotëve dhe anëtareve rusë të ekuipazhit.

Helikopteri, i cili kishte shërbyer më parë në misione humanitare, u qëllua dhe u rrëzua ditën e premte, ndërsa patrullonte territorin mbi krahinën lindore të Jongleit.

Në një komunikatë, OKB dënoi me tonet më të ashpra këtë episode dhune, duke fajësuar direkt forcat e Sudanit të Jugut.

Juba zyrtare ka dhënë disa versione kontradiktore mbi arsyet që çuan në qëllimin e helikopterit.

”I bëjmë thirrje qeverisë së Sudanit të Jugut që të realizojë hetimet e nevojshme dhe të ndëshkojë fajtorët, në mënyrë që të garantojë se një incident i tillë nuk do të përsëritet më kurrë”, shkruante Ministria e Jashtme Ruse në një komunikatë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›