E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezimi i komisionit Presidenti Topi Te zgjidhet kriza

Kreu i shtetit i kerkon klases politike qe te ule tensionet e panevojshme per te miren e vendit

Sipas numrit nje te shtetit per vitin 2011 politika duhet te jete me produktive

Vetem nje dite pas seances maratone te parlamentit ku u tentua zgjidhja e krizes kreu i shtetit Bamir Topi i kerkon klases politike qe te ule tensionet e panevojshme. Per Presidentin forcat politike duhet te jene me produktive per te dhene kontributin e tyre real ne shoqeri.


Nuk eshte e thene qe pozita dhe opozita te mirekuptohen sepse vete termi pozite dhe opozite nenkupton nje lloj kontradiksioni brenda te gjithe parametrave demokratike por duke bere ate qe duhet te bejme per Shqiperine per njerezit. Sikurse thashe me pak tension me shume argument dhe me shume produkt - theksoi Topi.


Ne perfundim te nje viti tejet te ngjeshur politik presidenti Topi apeloi qe politika te fokusohet ne te ardhmen per rritjen e mireqenies duke lene pas debatet e panevojshme politike. Duke iu pergjigjur interesimit te mediave pas vizites ne Shtepine e Femijes Zyber Halluli kreu i shtetit beri thirrje per me shume perkujdesje per brezin e ri. Me lejoni qe ta mbyll kete dite pa u marre me politiken


Duke u marre me femijet sepse po te merremi me femijet te jemi shume te kujdesshem per ata jo thjesht per tu uruar Vitin e Ri por per tu perkujdesur per te ardhmen e tyre sigurisht qe ata do te jene e ardhmja e Shqiperise ne te gjitha kendveshtrimet.


Duhet te merremi me shume me brezin e ri te perkujdesemi te japim mesazhet e duhura Besoj se politika do ta gjeje vendin e vet. Natyrisht ne urimin qe kam dhene gjithmone te kene me pak tensione dhe sa me afer tu afrohesh festave te rendesishme te cilat te shkepusin pak nga politika te ben qe te reflektosh se ky vend do te kete te ardhme ne rast se do te kete mirekuptim - tha ai. Gjate vitit qe lame pas Presidenti mori edhe rolin e negociatorit duke ulur ne bisedime kryeministrin Berisha dhe liderin e opozites Rama por pa dhene rezultat.


Ndersa ne tentativen e fundit per arritjen e konsensusit dy forcat politike shmangen institucionin e Presidentit. Rrezimi i kerkeses se socialisteve per ngritjen e komisionit hetimor per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit e shtyu krizen per vitin 2011 duke lene ne kete menyre edhe shume ligje pa miratuar. Kreu i shtetit vazhdimisht i ka apeluar faktorit politik per arritjen e kompromisit dhe per miratimin e ligjeve ne Kuvend.


Do te uroja qe ne jeten parlamentare e cila eshte misherim i vete demokracise qeveria dhe opozita nepermjet debatit dhe kundervenies se argumentimit te alternativave te frytshme te gjejne vullnetin per te miratuar ligje ne interes te qytetareve te vendit e te proceseve integruese si kryefjale te aksionit tone te perbashket politik ngadalesimi i te cilit nuk pranon asnje lloj justifikimi dhe nuk perjashton askend nga pergjegjesia perballe qytetareve te ketij vendi - apeloi Topi ne fillim te negociatave midis forcave politike.


Eurodeputetja sllovene i kerkon klases politike qe te ti jape fund krizes politike qe ka perfshire vendin


Fajon Palet konsensus per statusin

Bashkimin Europian kerkon prej klases politike me shume angazhim ne luften kunder korrupsionit krimit te organizuar dhe aftesimin e administrates publike. Ne nje kohe kur forcat politike ne vend nuk gjeten gjuhen e perbashket per ngritjen e Komisionit Hetimor per zgjedhjet e kaluara parlamentare europarlamentarja Tanja Fajon i beri thirrje forcave politike qe te zgjidhin krizen.


shte me rendesi qe te dyja palet ne vend qeveria dhe opozita po provojne te gjejne dialogun qe institucionet te jene funksionale sepse kjo eshte ne interes te vendit. Dhe natyrisht ne ne institucionet europiane deshirojme te shohim se institucionet funksionojne dhe ne vend ka dialog - theksoi Fajon.


Deputetja sllovene sqaroi se per marrjen e nje mendimi pozitiv nga Komisioni Europian ne vjeshten e 2011-es per statusin e vendit kandidat Shqiperia duhet te plotesoje kriteret e percaktuara. Shqiperia do te jete anetare e BE-se kur ajo te kete plotesuar te gjitha kriteret. Ju e dini me mire se une sa larg eshte vendi juaj nga vendet e BE-se. Liberalizimi i vizave ishte nje hap i rendesishem qe u be mire.


Por nga ana tjeter ne raportin e progresit te nentorit te Komisionit Europian Shqiperia nuk ishte me e mira. Keshtu qe duhet bere me shume ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ne aftesimin e administrates publike. Jane shume e shume kritere qe Shqiperia duhet ti permbushe - u shpreh Fajon.


Ne 8 nentor vendit tone iu refuzua statusi i vendit kandidat. Ne rastin e Shqiperise ka te beje me shume me situaten politike ne Shqiperi dhe nuk bej asnje diferencim me mazhorancen apo opoziten por te dyja palet duhet te ndajne pergjegjesine qe kane.


Pra ka te beje me situaten politike ne muajt e fundit. Duhet te perfundoje ky ngerc politik qe ekziston ne Shqiperi prej disa muajsh dhe duhen plotesuar keto kritere kyce qe jane percaktuar ne opinion dhe bazuar ne meritat per secilin vend atehere vitin e ardhshem mund te prisni nje vleresim pozitiv - apeloi Stefan Fyle menjehere pas rrezimit te statusit te vendit kandidat per ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›