E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbrazen tregjet tregtaret shesin ne rruge

Tregtaret ankohen per shitje te pakta pavaresisht se jemi ne sezon festash. Madje ka edhe prej tyre te cilat jane te zhgenjyer gjate ketij sezoni pasi te ardhurat nuk kane plotesuar pritshmerite e tyre. Sapo kaluam Krishtlindjet pritem qe te kishim shitje te mira por ajo dite ishte njelloj si ditet e tjera - shprehet nje cift bashkeshortesh te cilet administrojne se bashku tezgen e tyre ne Pazarin e Ri ne Tirane.


Ulja e shitjeve por edhe rritja e konkurrences ka bere qe te zvogelohet edhe numri i shitesve ne tregje.
Edhe pse eshte ne mes te Kryeqytetit ne Pazarin e Ri gjenden me shume se 20 tezga te cilat nuk kane pronar.

Ata qe i kane pasur ne shfrytezim jane larguar duke lene bosh keshtu nje pjese te mire te ketij tregu. Ne disa raste ata zgjedhin te shesin edhe neper trotuare pasi ne kete menyre iu shmangen detyrimeve ndaj bashkise duke nxjerre keshtu disa fitime per ti derguar ne mbremje ne shtepi.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›