E Martë, 3 Nëntor 2026

Rrëzimi i mocionit me debat për raportin e OLAF, Tabaku: Kërkesa jonë, të diskutojmë mbi gjetjet

Rrëzimi i mocionit me debat lidhur me raportin e OLAF për fondet e BE për bujqësinë, kërkesë e grupit parlamentar të PD-së, ka nxitur debate në seancën e sotme plenare. Maxhoranca socialiste argumentoi se rrëzimi i kërkesës u bë për shkak se ende nuk është publik raporti i OLAF, por vetë, një përmbledhje e tij.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku tha se kërkesa e tyre nuk ka lidhje me raportin, por kërkojnë të diskutojnë lidhur me gjetjet e tij për të gjetur mekanizma që mund të parandalojnë abuzimin me fondet e BE-së në të ardhmen.

Sipas Tabakut, raporti i plotë është dorëzuar qeverisë.

“Kërkesa e PD nuk ka lidhje me raportin, nuk po kërkojmë një hetim paralel, e ka bërë OLAF. Bazuar mbi gjetjet e OLAF që në kundërshtim me atë që tha Çuçi nuk ka një raport për të gjithë vendet, nuk është e vërtetë, ka një raport dhe një njoftim për Shqipërinë dhe Poloninë se asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka kryer këtë vjedhje. Ne po kërkojmë që bazuar mbi këtë njoftim të OLAF të bëjmë një debat si mund të ngremë mekanizma për ta parandaluar në të ardhmen, ne nuk po kërkojmë as ngritjen e një komisioni, as po kërkojmë të kryejmë hetim paralel. Propozimi është që bazuar  mbi këtë propozim, të mos diskutojmë raportin e OLAF që ka një vit që e ka marrë qeveria, por të diskutojmë mekanizmat që ta parandalojmë në të ardhmen që këto fonde sot që i mungojnë tregut shqiptar, t’i vihen në dispozicion”, u shpreh Tabaku.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›