E Martë, 3 Nëntor 2026

Vangjel Tavo konfirmon për RTSH dorëheqjen si prefekt: Do i dedikohem Himarës

Vangjel Tavo konfirmon për RTSH-në se ka dhënë dorëheqjen si prefekt i qarkut të Vlorës për t’u dedikuar fushatës elektorale pas konfirmimit si kandidat i PS për zgjedhjet e Himarës në 4 gusht.

Në një letër drejtuar ministrit të Brendshëm Taulant Balla, teksa i ka dërguar dorëheqjen, Tavo shpreh mirënjohjen dhe privilegjin që ka mbajtur këtë post në këto muaj.

“Sinqerisht, ka qenë privilegj i madh dhe përgjegjësi që përmes kësaj detyre, pata mundësinë të jem përfaqësuesi juaj në qarkun e Vlorës, kësaj zone të mrekullueshme të vendit tonë, përherë në vëmendjen e qeverisë dhe të kryeministrit. Përmes kësaj eksperience, kam njohur bashkëpunëtorë të denjë që kanë punuar me përkushtim, ndershmëri e profesionalizëm të cilët gjej rastin t’i falënderoj“, shkruan mes të tjerash Tavo.

Ish-deputeti Vangjel Tavo u emërua prefekt i Vlorës në 13 mars të këtij viti duke zëvendësuar Flamur Mamaj, post që e mbajti për pak muaj.

Vangjel Tavo dhe kandidati opozitar Petro Gjikuria do të sfidojnë njëri tjetrin në  në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›