Rrezimi i qeverise arrihen firmat e nevojshme
Pretendenti per kryetar te LDK-se njeheresh deputet i parlamentit te Kosoves Bujar Bukoshi vuri firmen e 39-te mbi listen e mocionit te mosbesimit ndaj qeverise.
Edhe nje pjese e deputeteve te LDD-se e kane nenshkruar tha nenkryetari i AKR-se Ibrahim Makolli. AKR -se i ka mbetur edhe nje nenshkrim ne menyre qe tekstin e mocionit ta dorezoje ne sekretariatin e kuvendit i cili me pas do te duhej te shkonte ne kryesine e Kuvendit.
Zevendes kryeministri i Kosoves Hajredin Kuci refuzoi te jape nje pergjigje konkrete duke thene se pas terheqjes se LDK-se nga koalicioni institucionet e shtetit kerkojne zgjidhje emergjente per te dale nga koalicioni. Si per te treguar qe eshte afer fundit te mandatit kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne seancen e sotme nuk i eshte pergjigjur nje numri te pyetjeve parlamentare.