E Martë, 3 Nëntor 2026

Rreziqet nga temperaturat e larta, mjekët apelojnë të bëhet kujdes me qëndrimin në diell

Stina e verës, me temperature të larta, shton edhe rrezikun për ndërlikime në shëndetin e njeriut. 

Temperaturë, gjendje të fiktit, djersitje të përzierja apo dhimbje koke janë ndër problemet që mund të shkaktojë i nxehti në shëndet. 

Fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë janë më të rrezikuarit nga temperaturat e larta. 

Në këto ditë të nxehta mjekët bëjnë thirrje që të shmangen orët e pikut kur rrezatimi është i lartë dhe i dëmshëm.

Mjeku i familjes Neritan Biba thekson  se gjate kesaj periudhe i  nxehti po ashtu mund të komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni apo problemet e zemrës.

Për  të gjithe grupmoshat këshilla e mjekëve mbetet  konsumimi i shumë lëngjeve ndërsa zarzavatet e frutat duhet të jenë pjesë e çdo vakti për të forcuar imunitetin.

Nëse simptomat zgjasin në kohë duhet te kërkohet ndihma e mjekut.

Gazetare: Sh. Elezaj

/ rtsh.al /
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›