E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Terziç “divorcohet” me Dortmund, para finales në “Wembley” bëri

Edin Terziç nuk do të jetë më trajner i Borusias së Dortmundit. Vetë trajneri ka njoftuar klubin për këtë vendim pasi nuk mendonte se duhet të merrte pjesë në startin e rindërtimit të skuadrës.

Mediet gjermane kanë bërë me dije se mes trajnerit dhe Mats Humels në javët e fundit ka ndodhur diçka e rëndë. Mbrojtësi kritikoi hapur taktikat e Terziç në ndeshjet e mëdha. Ky i fundit i kishte kërkuar që të sqaroheshin pak ditë përpara finales së Champions-it, por debati kishte përfunduar deri në një konfrontim fizik.

Pas mesazhit të lamtumirës së Terziç mendohet se Borusia do t’i ofrojë një tjetër kontratë mbrojtësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›