Rrëzohet aeroplani në Nigeri, dyshohet për 150 të vdekur

Më shumë se 150 persona kanë gjetur vdekjen pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin është rrëzuar në një zonë të populluar në Lagos në Nigeri.
Raportohet se aeroplani, që po fluturonte nga kryeqyteti Abuxha për në Lagos kishte 153 persona në bord dhe po fluturonte ulët, para se të rrëzohej në pjesën qendrore të qytetit, ku edhe banon shumica e popullatës.
Kompania ajrore nigeriane Dana konfirmoi rrëzimin e aeroplanit, por nuk dha detaje të tjera.