E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vriten 15 militantë nga sulmet e telekomanduara

Të paktën 15 militantë të dyshuar janë vrarë nga sulmet e telekomanduara në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarët e inteligjencës thonë se raketat kanë qëlluar një strehë të dyshuar të tyre në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior.

Ky i fundit ndodhet në kufi me Afganistanin dhe është bërë qendër e Al Kaidës dhe e aktivitetit taliban.

Sulmi i së hënës është i shtati brenda dy javësh në Pakistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›