E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruje sherr per rrugen nipi plagos dajen

Konflikti për një rrugë përpara shtëpisë, për pak i ka marrë jetën një 51-vjeçari nga Nikla e Krujës. Ai është plagosur me armë zjarri nga i nipi 20-vjeçar, i cili është ndaluar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës pas një debati për një pjesë rruge mes Tim Baroshima, 20 vjeç dhe dajës së tij 51-vjeçarit K. V.. Pas debatit, 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi dajën, duke e lënë të plagosur.

51-vjeçari është transportuar me urgjencë për në spitalin ushtarak në Tiranë, ku pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore, mjekët sigurojnë se është jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›