E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezohet avioni amerikan

Një avion amerikan mallrash u rrëzua në bazën e Bagramit në Afganistan, e për pasojë humbën jetën shtatë pjesëtarët e ekuipazhit.

Pak pas ngritjes nga toka, avioni u rrëzua brenda kufijve të bazës amerikane, që ndodhet në afërsi të Kabulit. Talebanët morën menjëherë përgjegjësinë, por NATO përjashtoi përfshirjen e tyre. Dëshmitarët thanë se avioni arriti lartësinë e 400 metrave dhe më pas ra papritur. Shkaku i këtij aksidenti nuk është mësuar ende, por NATO ka nisur hetimet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›