E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet helikopteri i NATO-s në Afganistan

Misioni i NATO-së në Afganistan njoftoi sot se një helikopter i tij është rrëzuar në krahinën veriore të këtij shteti në Baghlan.

Një zëdhënës i Forcës Asistuese Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan (ISAF) Will Driffen e konfirmoi këtë incident, por pa dhënë më shumë detaje.

Guvernatori i provincës ku raportohet se u rrëzua helikopteri tha se incidenti ka ndodhur të enjten mbrëma në një fshat të largët malor.

Një anëtar i këshillit krahinor, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes, tha se një operacion i gjerë ushtarak kishte ndodhur në këtë zonë, pak para se të rrëzohej helikopteri i NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›