Datagate, Microsoft ndihmoi NSA-në
Microsoft duket se ka bashkëpunuar me inteligjencën amerikane, për të bërë të mundur, që bisedimet mes përdoruesve të mund të përgjohen. NSA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, ka qenë ndihmësi për të shmangur mbrojtjen e vet sistemit të Microsoft.
Ky është rezultati më i fundit i zbuluar nga dokumentet e reja të ofruara nga Edward Snowden, për të cilat shkruan The Guardian. Edhe Skype, i blerë nga Microsoft në tetor 2011, ka bashkëpunuar me sistemin e survejimit Prism.
E përditshmja britanike shkruan sërish në faqen e internetit, se dokumentet e dorëzuara nga Snowden ilustrojnë nivelin e bashkëpunimit mes Silicon Valley dhe agjencive të inteligjencës, gjatë 3 viteve të fundit, veç detajeve të tjera ndihmëse mbi funksionimin e sistemit Prism.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Microsoft, i cili ka mohuar akuzat nëpërmjet një letre të nisur The Guardian. Kompania nuk ofron asnjë akses të drejtpërdrejtë në asnjë nga produktet e saj, bën të ditur shoqëria.
Kemi parime të qarta, të cilat udhëheqin përgjigjet tona ndaj kërkesave të qeverisë, për informacione mbi konsumatorët tanë, saktëson Microsoft, duke shtuar se ata i marrin me seriozitet impenjimet ndaj klientëve, por edhe respektimin e ligjeve.