Rrezohet helikopteri i NATO-s
Një helikopter Cinkok i forcave të NATO-s është rrezuar mbrëmjen e kaluar në lindje të Afganistanit duke provokuar vdekjen e 37 ushtarakëve që ndodheshin në bord.
Kështu bën të ditur një zyrtar ushtarak duke konfirmuar se helikopteri u godit nga një predhë e lëshuar në provincën Vardak. Pjesa më e madhe e viktimave janë ushtare të NATO-s, që furnizojnë popullatën atje, edhe pse pjesa më e madhe e operacioneve në atë zonë drejtohen nga amerikanët.
Talebanët kanë marrë përsipër sulmin, zëdhënësi Muhaxhid ka thënë se goditjet e tyre kanë rrezuar helikopterin mbrëmjen e kaluar.
Janë te paktën 17 helikopterët e koalicionit dhe afganë, të rënë në Afganistan këtë vit, në pjesën më të madhe si pasojë e gabimeve të pilotëve, kushtet metereologjikë apo defekte teknike, por dhe nga sulmet e talebanëve.