E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama u kerkon ligjvenesve te veprojne per hapjen e vendeve te punes

Mes nje morie lajmesh negative per ekonomine ne ditet e fundit Presidenti Barak Obama po i ben thirrje ligjvenesve te miratojn ligje qe do te hapnin vende pune per amerikanet. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Kent Klain na informon se presidenti i beri keto komente pasi edhe nje tjeter nga keshilltaret e tij financiare u largua dhe pasi ne nga agjencite kryesore te vleresimit te kredive uli per here te pare ne histori klasifikimin per Shtetet e Bashkuara.

Java e kaluar filloi me nje zhvillim premtues per Presidentin Obama kur republikanet ne Kongres arriten  marreveshje per ngritjen e tavanit te borxhit kombetar dhe uljen e deficitit buxhetor. Por me pas aksionet ne burse fulluan te binin dhe SampP uli klasifikimin e kredise te premten pasdire nga AAA ne AA-.

Edhe shifrat me te mira nga sa priteshn per papunesine ne muajin korrik treguan se ekonomia nuk po gjeneron mjaft vende pune per te nxitur mekembjen.

Ne fjalimin e tij te perjaveshem ne radio dhe ne Internet dje zoti Obama tha se me debatin e mbyllur per momentin per tavanin e borxhit ai po perqendrohet ne krijimin e vendeve te punes.

Por ne nje periudhe afatshkurter misioni yne urgjent eshte rritja e shpejte ekonomike dhe krijimi i me shume vendeve te punes. Kjo eshte ne mendjen e njerezve tani. Kjo ka rendesi per familjet e ketij vendi.

Presidenti do te beje fushate intensive ne javet e ardheshme qe publiku te mbeshtese programin e tij ekonomik. Fushata do te perfshije nje turne me autobus ne rajonin qendror te Shteteve te Bashkuara.

Sekretari i Shtypit i Shtepise se Bardhe Xhej Kerni leshoi nje deklarate me shkrim dje ne te cilen u behet thirrje ligjvenesve demokrate dhe republikane te punojne sebashku per te forcuar ekonomine dhe per te ulur deficitin. Deklarata behet nje dite pasi SampP vendosi te ule klasifikimin e kredise per Shtetet e Bashkuara.

Zyrtaret e administrates thane se SampP mori nje vendim te gabur duke ulur klasifikimin per kredine amerikane. Ata shprehen bindjen se vendimi kishte te bente me teper me mosmarrveshjet politike gjate debatit per tavanin e borxhit se sa per aftesine e vendit per te paguar borxhet. Agjencite e vleresimit te kredibilitetit Mudi dhe Fitch vazhdojne ti vleresojne Shtetet e Bashkuara ne nivelin AAA.

Ne fjalimin e tij javot zoti Obama i beri perseri thirrje Kongresit qe kur te kthehet nga pushimet ne shtator te miratoje aspekte te planit te tij ekonomik. Ai kerkon shkurtimeve taksash amerikanet me te ardhura te ulta dhe mesatare perfitime nga taksat per kompanite qe marrin ne pune veteranet e ushtrise reformen e patentave dhemiratimin perfundimtar te marreveshjeve per tregtine e lire me Panamane Kolombine dhe Korene e Jugut.

shte koha qe Kongresi te miratoje me ne fund nje seri marreveshjesh tregtare qe te ndihmonte punetoret e larguar te gjejne pune te tjera dhe kjo do tu krijonte mundesi edhe per biznesmenet tane te shesim ne shume prodhime ne vendet e Azise dhe Amerikes se Jugut prodhime me vulen tri-fjaleshe Made In America.

Ne fjalimin e perjavshem te republikaneve te mbajtur nga kongresmeni Majkell Grim i Nju Jorkut ai tha se megjithe marreveshjen per uljen e deficitit pasiguria ekonomike vjen nga shpenzimet e tepruara te zotit Obama.

Raporti i fundit per punesimin tregon se politikat e Presidentit Obama te mbeshtetura ne stimujt nuk po japin rezultat. Shpenzimet e teperta taksat e larta dhe rregullat e shumta qe vine nga Uashingtoni po krijojne pasiguri dhe po pengojne krijimin e vendeve te reja te punes.

Presidenti duhet gjithashtu te gjeje nje kryetar te ri per Keshillin e tij Ekonomik. Osten Gullsbi u largua nga posti te premten per tiu kthyer karieres se tij akademike ne Universitetin e ikagos. Nuk eshte emeruar ndonje person tjeter per ta zevendesuar ate.

Largimi i zotit Gullsbi e le sekretarin e Thesarit Timothi Gajtner te vetmin anetar te ekipit fillestar ekonomik te Presidentit Obamba qe ende punon ne Krahun Perendimor te Shtepise se Bardhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›