Rrëzohet në autostradë avioni rus, së paku një i vdekur brenda bordit
Rusi- Një aeroplan rus pasagjerësh u rrëzua në një rrugë kryesore jashtë Moskës, thonë raportet. Televizioni shtetëror rus thotë se avioni u rrëzuar gjatë një tentative për ulje emergjente në një autostradë të metropolit rus.
Detajet janë ende në zhvillim, por imazhet e skenës në Twitter tregojë një avion të dëmtuar keq në disa pjesë nëpër një rrugë kryesore. Sakaq flitet se deri më tani flitet për një të vdekur e disa të mbijetuar.
Disa raporte thonë se aeroplani mori flakë. Incidenti thuhet se ka ndodhur në aeroportin e Moskës VNUKOVO.
Imazhet në Twitter tregojnë për një aeroplan që mban logon e Red Wings, me bisht dhe kabinë të thyer, por trupi i avionit është kryesisht i paprekur.
Tymi mund të shihet në rritje nga rrënojat. Raportet e pakonfirmuara thonë se aeroplani kishte mbërritur nga Republika Çeke me rreth tetë pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në bord. Aeroplani është raportuar të jetë një model Tupolev-204.
Lajmi në përditësim…
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: