E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rrëzohet një avion privat në Republikën Dominikane, 9 të vdekur

Të paktën 7 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit humbën jetën të mërkurën kur një avion privat u rrëzua në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo, bënë të ditur autoritetet.

Incidenti ndodhi 15 minuta pas ngritjes teksa avioni po tentonte një ulje emergjente në aeroportin e “Las Americas”.

Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “La Isabela” për në shtetin amerikan të Floridës.

“Gjashtë nga pasagjerët ishin shtetas të huaj dhe një ishte shtetas i Republikës Dominikane”, tha operatori i avionit, Helidosa Aviation Group, në një njoftim në Twitter.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit./AA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›