E Martë, 3 Nëntor 2026

Rriten çmimet botërore të ushqimeve, FAO njofton se tashmë kushtojnë 1.1 për qind më shumë

Organizata së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ka njoftuar se indeksi i çmimeve të ushqimeve është rritur me 1.1% në mars krahasuar me shkurtin, rritje kjo për herë të parë pas një tendence rënëse shtatë mujore.

Sipas njoftimit për shtyp të kësaj organizate, rritja e çmimeve të ushqimeve u shkaktua kryesisht nga vajrat bimore, produktet e qumështit dhe mishi.  Sipas FAO-s edhe indeksi i vajit vegjetal u rrit me 8% në muajin mars, rritje kjo që vijon nga muaji në muaj. Indeksi i çmimeve të mishit u rrit me 1.7%, rritja e tij e dytë mujore radhazi.

Ndërsa, qumështi në rritjen e indeksit të tij gjashtë mujor radhazi, shënoi një rritje prej 2.9% nga shkurti në mars. Megjithatë, indeksi sipas FAO-s ka shënuar një rënie vjetore prej 7.7% në muajin mars, pavarësisht rritjes së përgjithshme mujore. Rritja e çmimeve të ushqimeve nisi që nga fillimi i pandemisë së Covid-19 dhe më pas u përkeqësua edhe më tej nga lufta e Rusisë në Ukrainë

Gazetar: A. Mata

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›