E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rriten çmimet e transportit të pasagjerëve në Lushnje, nuk presin kompensimin nga qeveria

Pavarësisht se qeveria u ka kërkuar shoqërive të transportit të mos rrisin çmimet e biletave, pasi do i kompensojë me 100 lekë për çdo litër naftë, nuk po ndodh kështu në realitet. Në Lushnje, ka rritje çmimi në të gjitha linjat.

Qytetarët e Lushnjes po e paguajnë më shtrenjtë shërbimin e transportit, që nga dita kur nisi rritja e çmimit të karburantit. Shërbimi taksi, autobuzat dhe furgonat brenda rrethit por edhe në drejtim të Fierit kanë dyfishuar çmimin e biletës. Për të shkuar në Fier bileta nga Lushnja kushton 300 ose 400 lekë, nga 200 që ishte një muaj më parë.

Rritjen e çmimit te biletës e pranojnë drejtuesit e autobusëve, duke e justifikuar me faktin e rritjes së çmimit të naftës.

Ndërsa një tjetër dukuri që vijon është informaliteti. Pasagjerët pavarësisht çmimit të kripur të biletave, nuk e marrin kurrë atë, ndërsa taksistët e palicensuar vazhdojnë t’u bëjnë konkurrencë të pandershme të licensuarve.

Transporti publik, qytetas, rrethqytetas dhe ndërqytetas në rang vendi numëron 3 700 mjete në operim dhe 10 mijë punonjës. Qeveria u ka akorduar 500 milionë lekë për të mos rritur biletën për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›